Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.
PS kryeson me 175,418 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 113,341 vota për momentin.
Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 12,402 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 11,539 vota.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 8,759 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 4,159 të tilla.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 175,418 vota – 52.9%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 113,341 vota – 34.2%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 12,402 vota – 3.7%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 11,539 vota – 3.5%
Partia Mundësia – 8,759 vota – 2.6%
Lëvizja Bashkë – 4,159 vota – 1.3%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 3,589 vota – 1.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,124 vota – 0.3%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 629 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 410 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 249 vota – 0.1%