“Shpresohet se MPB dhe QKM do të ndërmarrin masat e duhura për eliminimin e pasojave dhe gjetjen e autorëve dhe dënimin e tyre”, tha kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, në daljen e sotme në TV21.
Ajo thekson se Qyteti i Shkupit do të presë analizat dhe raportet e MPB-së dhe QKM-së për të vepruar.
Duke iu përgjigjur pyetjes se sa do të zgjasë periudha e mbylljes së urës për komunikacion, Arsovska tha se kjo nuk varet nga qyteti.
Derisa të jemi qind për qind të sigurt se ura është e sigurt për këmbësorët dhe automjetet, ajo nuk guxon të hapet”, tha kryebashkiaku./Lajmi i plotë.