Ish-ministri i Financave dhe pedagogu Arben Malaj ishte sot në “Oponencë” teksa foli mbi situatën disi të tensionuar mes kryeministrit Rama dhe sistemit gjyqësor kohët e fundit.
Malaj u shpreh se Rama me komisionin e bashkëqeverisjes kërkon të intimidojë gjqësorin.
Nga ana tjetër, sipas tij Rama nuk mund të qeverisë me idenë që ai i di të gjitha dhe nuk ka nevojë të dëgjojë ndonjë.
Malaj: E para ata që janë atje, kanë bërë një trade off të vështirë. Kanë shërbyer vendin e tyre duke lënë privatësinë. Për të gjithë familjarët. Kosto e madhe. Rama krijoi komisionin e bashkëqeverisjes. Instrument direkt për të intimiduar gjyqësorin. Në të gjitha rastet komisionet parlamentare nuk kanë praktikë të shkojnë ën zyrat e drejtësisë. Mundësia më e mirë është hearing si në Amerikë. Jo unë të vij të kontrolloj aty. Më kujtoi kontrollet klasës punëtore kooperativiste. Janë ndërhyrje indirekte në sistemin e gjyqësorit.
Është reformë e përbashkët e 140 deputetëve. Ti mund të kesh shumicë votash për ta shfuqizuar. Është rritur në një ambient agresiv. Krijon tension. Nuk do qetësi politike. Në vend që ti thoshte faleminderit që votuat, i bëri leckë pse votuan.
Nuk qeveriset me idenë unë i di të gjitha. Kur një njeri pretendon se është i ditur kur është i paditur dhe shitet si i ditur.


