Seanca për padinë e Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit kundër ish shefit të policisë sekrete Sllobodan Bogoevski përsëri nuk arriti të fillojë. Kjo pasi dëshmitarët e propozuar, noteri dhe avokati që kanë qenë prezent kur Bogoevski e ka dhënë deklaratën nuk deshëm të japin asnjë shpjegim, duke u thirrur në fshehtësinë e profesionit, raporton SHENJA.
Këto dëshmitarë i kishte propozuar ekipi i avokatëve të Ahmetit dhe Xhaferit, për të dëshmuar se deklaratën Bogoevski e ka dhënë në Shkup, në zyrë noteri, e jo në ambasadën e SHBA-së dhe kjo sipas tyre do të krijojë kushte që ai të gjykohet për shpifje. Sipas avokatit të Bogoevskit, Valentin Zafirov, është për t’u habitur fakti se si tashmë gjysmë viti ky rast po zvarritet pa vendim konkret nëse gjykata e Maqedonisë është kompetente të gjykojë lidhur me deklarata të dhëna për Gjykatën e Nju Jorkut apo jo.
Zarifov insiston se këto deklarata janë dhënë për shtetin amerikan, për të ndihmuar procesin gjyqësor për rastin “Magjar Telekom” dhe asesi nuk guxon që dikush të paditet për dëshmi në gjykatën e Nju Jorkut. Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kohë më parë e paditën Bogoevskin për shpifje gjatë dëshmisë së tij në të cilën i thekson emrat e Musa Xhaferit, Ali Ahmetit dhe ish kryeministrit Vllado Buçkovski si persona që kanë marrë mitor prej 7.5 milionë eurosh, për t’ia siguruar monopolin në tregun e telefonisë, kompanisë “Magjar Telekom”. Tani Musa Xhaferi dhe Ali Ahmeti kërkojnë nga Sllobodan Bogoevski 5 milionë denarë e gjysmë si kompensim për shpifjen. /SHENJA/

