Sa më shumë që ofrohen zgjedhjet lokale, aq më shumë komuna e Çairit intensifikon ndërtimet e objekteve të egra. Që nga pësimi i debaklit në zgjedhjet e fundit parlamentare në këtë komunë, përfaqësuesit e BDI-së me çdo kusht po zaptojnë çdo hapësirë të gjelbërt për ndërtimin e objekteve biznesore, shkruan Almakos.
Kështu edhe dje, brenda natës afër objektit të Komunës Çair, në rrugën më frekuentuese janë vurë themelet për ndërtimin e një objekti tjetër, për të cilin askush nuk ka dijeni se për çfarë konkretisht bëhet fjalë?!
Sipas disa nga banorët e kësaj komune, intensifikimi i ndërtimit të objekteve të egra, është rezultat i frikës në asht të përfaqësuesve të BDI-së, meqë ata në zgjedhjet e ardhshme lokale do të pësojnë një humbje edhe më të thellë nga ajo që ishte në zgjedhjet e fundit.
Andaj sa më shpejtë që ndërtojnë, aq më afër është fundi i tyre, sepse dëshirojnë të ju mbes diçka kujtim nga qeverisja lokale, ngaqë edhe ashtu për popullin nuk shërbyen fare. /Almakos