Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut vetëm 16 deputetë kanë votuar projektrezolutën për situatën humanitare në Rripin e Gazës.
Kjo projektrezolutë u propozua nga deputetët Skender Rexhepi, Arbana Pasholi, Rina Ajdari, Musa Xhaferi, Diana Toska, Ilire Dauti dhe Sali Murat.
6 prej deputetëve të cilët votuan ishin deputet të Levicës.
Kjo rezolutë kërkon që shteti i Izraelit të lejonte hyrjen e menjëhershme të ndihmës humanitare (ushqim, furnizime mjekësore dhe mbështetje logjistike) për popullsinë civile në Rripin e Gazës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, si dhe vendimet e organeve dhe organizatave ndërkombëtare përkatëse, dhe u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Konferencës Islamike dhe të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare që të rrisin presionin diplomatik dhe humanitar mbi Izraelin për t’i dhënë fund bllokadës humanitare dhe për të përmirësuar kushtet për civilët.
Data 22.09.2026
Aktuale
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- Klodi dhe Elijona i japin fund përfundimisht lidhjes, zbulohet arsyeja e dhimbshme
- Paralajmërimi për mbetje elektronike: Rreziqet e inteligjencës artificiale për mjedisin
- Momente paniku për Xheneta Fetahun! Aksidentohet rëndë me veturë, dalin pamjet
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- BE dërgon ekspertë në Kongo, nis prova klinike për vaksinën kundër Ebolës
- Gjykata Speciale përmend emra të rinj: Baton Haxhiu paralajmëron aktakuza të mundshme
- Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet



