Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut vetëm 16 deputetë kanë votuar projektrezolutën për situatën humanitare në Rripin e Gazës.
Kjo projektrezolutë u propozua nga deputetët Skender Rexhepi, Arbana Pasholi, Rina Ajdari, Musa Xhaferi, Diana Toska, Ilire Dauti dhe Sali Murat.
6 prej deputetëve të cilët votuan ishin deputet të Levicës.
Kjo rezolutë kërkon që shteti i Izraelit të lejonte hyrjen e menjëhershme të ndihmës humanitare (ushqim, furnizime mjekësore dhe mbështetje logjistike) për popullsinë civile në Rripin e Gazës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, si dhe vendimet e organeve dhe organizatave ndërkombëtare përkatëse, dhe u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Konferencës Islamike dhe të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare që të rrisin presionin diplomatik dhe humanitar mbi Izraelin për t’i dhënë fund bllokadës humanitare dhe për të përmirësuar kushtet për civilët.
Data 18.02.2026
Aktuale
- Limani reagon ndaj BESËS: A do të vlejë moratoriumi gjatë zgjedhjeve?
- Përplasje në degën e Kërçovës, BESA: Veprime pa bazë juridike
- Siljanovska – Varns: Partneritetin strategjik amerikano-maqedonas dhe aleanca në NATO janë të rëndësishme për stabilitetin në kohëra të sfidave të sigurisë
- Vjen menjëherë reagimi i Limanit ndaj BESËS: A do të vlej moratoriumi nëse ka zgjedhje?
- Dy pjesëtarë të ARM-së sulmohen fizikisht nga eprori, përfundojnë në spital
- BESA e akuzon Fatmir Limanin se dëshiron të dëmtoj VLEN-in
- BFI: Taravija e parë të mërkurën, dita e parë e agjërimit të enjten
- Ministri i Financave i dha tenderin e auditimit kompanisë së lidhur me firmën në pronësi të babait dhe motrës! Konflikti i interesit me “BDO” dhe 460 MLN leke për hetimin e IPARD II


