Xhevdet HAJREDINI
Regjistimi i popullësisë duhet të realizohet dhe do të realizohet vetëm atëherë kur do të krijohen kushte të domosdoshme dhe institucionet e shtetit, njëherë e përgjithmonë, do të çlirohen nga kuadro shoviniste anti-shqiptare, të cilët shqiptarët i quajnë “majmun”, “Indian”, “fis i egër” dhe për ata kërkojnë vdekje në dhoma gazi me qëllim që edhe në këtë mënyrë, ta zvogëlojnë numrin e shqipatarëve në Maqedoni
Regjistrimi i popullësisë në të gjitha shtetet e botës, bëhet në vitin e parë të çdo dhjetëvjeçari, në bazë të standardeve dhe të parimeve të aprovuara nga OKB-ja, me qëllimë që të dhënat të jenë të krahasueshme ndërmjet shteteve të gjithë botës.
Regjistrimi ka për qëllim që shteti të ketë të dhëna dhe informata të sakta, për ecuritë demografike dhe ekonomike, të vlefshme për planifikimin e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik në të ardhmen.
Maqedonia është i vetmi shtet në botë, i cili nuk ka as vullnet politik, as kapicitet administrative që të realizoj këtë operacion statistikor.
Përpjekja që të bëhet regjistrimi i popullësisë në 2011, për shkaqe të panjohura, në fazën e fundit dështoi, me çka edhe shkuan në erë afër 15 milionë euro, para nga buxheti i shtetit.
Me qëllim që t’a arsyetojë këtë dështim të turpshëm, personi më përgjegjës, kryeministri i atëhershëm Gruevski, para qytetrëve, pa fije turpi, u paraqit me deklaratë se ai e ka ndërprerë falsifikimin e regjistrimit. Me këtë rast ai nuk e pa të arsyeshme t’a identifikojë falsifikatorin dhe, eventualisht, t’a denoncojë tek organet e drejtësisë edhe sot e kësaj dite. Në vend të tij, këtë e bëri gazetari famkeq i Televizionit Sitel, përndryshe, siç lavdërohet ai vet, miku i shtëpisë së Gruevskit dhe Millosheviqit. Llatasi më vonë, publikisht zbuloi se falsifikimin e ka bërë vet Ali Ahmeti.
Televizioni “Sitel”, Llatasi dhe bashkëpunëtorja dhe mikesha e tij e ngusht Ivona Taleska, viteve të fundit janë bërë të njohur me veprimtarinë e tyre si përhapës të urrejtjes ndaj gjithë asaj që lidhet me shqiptarët.
Me rastin e regjistrimit të popullësisë të 2002, Ivona Taleska me anë të Televizionit Sitel, disa ditë para publikimit të të dhënave paraprake për rezultatet e regjistirimit, u paraqit me parashikimin se përqindja e pjesëmarrjes së shqiptarëve në numrin e popullësisë së përgjithshme, ka rënë nën 20 përqind, gjë që, sipas saj, merr fund e drejta e shqiptarëve që zyrtarisht t’a përdorin gjuhën amtare në nivel shtetëror. Shumë shpejtë, pas publikimit të kësaj informate, gazetarja Ivona nëpërmjet Sitel-it e publikoi edhe rezultatin e “hulumtimit” të saj, lidhur me shkaqet e rënies së numrit të shqiptarëve në Maqedoni. Gazetarja “ e talentuar”, sot më e njohur edhe me “brekët e shtrenjta”, e zbuloi se numri i shqiptarëve është zvogëluar për shkak të numrit të madh të të vrarëve në luftën e 2001, si dhe të atyre të të vdekurve nga SIDA.
Në lidhje me regjistrimin e popullësisë, sot jemi dëshmitarë të një dukurie shumë indikative, e cila nuk duhet të n’a lërë indiferent.
Gjatë fushatës së tërbuar anti-shqiptare të shovenistëve maqedonas, të cilët çdo ditë, të nxitur nga Gruevski e Ivanovi, marshojnë rrugëve të Maqedonisë dhe të gjithë, pa përjashtim, kërkojnë, në mes tjerash edhe regjistrimin e popullësisë.
Regjistrim të popullësisë kërkon edhe prifti Agatangell i cili e kumton edhe parashikimin e vet se përqindja e shqiptarëve në Maqedoni nuk është më tepër se 15 përqind.
Ata, të cilët 70 vite vajtojnë se shtimi i shqiptarëve është shumë i lartë, tani, si duket përgatisin ndonjë skenar, që nëpërmjet Entit të tyre statistikor, në të cilin 70 vite nuk ka shkelur asnjë shqiptarë, ta paraqesini se numri i shqiptarëve ka zbritur nën 20 përqind, me çka edhe “Platforma e Tiranës”, bëhet e pavlefshme.
Enti shtëtëror i statistikës kurrë nuk e ka nxjerr numrin e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoni. Përherë ka vepruar sipas direktivës, dikur të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste, e tani, sipas urdhërave të udhëheqësive të partive maqedonase në pushtet. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen, në qoftë se partitë shqiptare që do marrin pjesë në pushtet, si deri tash, ndaj kësaj çështje do të ngelin indiferente.
Ivanovi dhe shefi i tij Gruevski, duhet t’a kenë parasysh se shqiptarët në pjesën e Maqedonisë ku jetojnë dhe me tapi e posedojnë, nuk janë as 20 e as 30 përqind, por janë jo më pak se 70 deri 100 për qind. Është i njohur fakti se toka i takon popullit i cili e banon dhe e posedon, përndryshe mund të mbahet vetëm me anë të represionit politik dhe policor. Koncentrimi regjional i shqiptarëve në pjesën veriperëndimore të shtetit i bënë të pamundura represionin dhe kontrollin e Gruevskit dhe veglës së tij Ivanovit, sikur edhe të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në këtë territor, siç u përpoqën t’a bëjnë në 2001.
Eshtë konstatim edhe i organeve më të larta të BE-së, se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim në institucionet e shtetit, për shkak se ata janë të robëruara dhe të partizuara gjatë 10 viteve të fundit. Enti shtetëror i statistikës në gjendje të robëruar ndodhet prej kur ekziston. Jo rastësisht shqiptarët e bojkotuan edhe regjistrimin e 1991-shit.
Çfarë regjistrimi të popullësisë kanë parasysh VMRO-ja dhe Gruevski me Ivanovin, të cilin ditët e fundit e paralajmërojnë në formë kërcënimi ndaj shqiptarëve dhe si garanci për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, ashtu siç e mendojnë ata vetë.
Regjistimi i popullësisë duhet të realizohet dhe do të realizohet vetëm atëherë kur do të krijohen kushte të domosdoshme dhe institucionet e shtetit, njëherë e përgjithmonë, do të çlirohen nga kuadro shoviniste anti-shqiptare, të cilët shqiptarët i quajnë “majmun”, “Indian”, “fis i egër” dhe për ata kërkojnë vdekje në dhoma gazi me qëllim që edhe në këtë mënyrë, ta zvogëlojnë numrin e shqipatarëve në Maqedoni.