“Çdo mendim për ndarje, janë mendime që ne nuk i përkrahim”, kështu ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Hajko Mas ka hedhur poshtë mundësinë, që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndahen në rrugën e integrimit evropian.
Ka bërë të ditur, se këso mendime ka pasur edhe në të kaluarën, por nuk janë përkrahur.
“Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, këso diskutime ka pasur në të kaluarën, dhe përkundrazi, asgjë nuk u ndryshua në procesin qasës të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe vazhdojnë të udhëhiqen edhe më tej në pako”, tha Mas në konferencën me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, transmeton TV21.