Bruksel, 25 janar – Në projekt rezolutën për Maqedoninë që është duke u pregaditur në Parlamentin Europian, shqetësuese janë sulmet dhe obstruksionet që po bëhen ndaj punës së Prokurorisë speciale si dhe mungesa e bashkëpunimit nga institucionet tjera, shkruan REL informon Zhurnal.
Disa ditë para diskutimit në Bruksel për këtë projekt rezolutë në lidhje me raportin e progresit për 2016, kanë filluar të arrijnë mesazhe për shqetësim për shkak të mungesës së reformave në gjyqësorë dhe sulmet ndaj PPS ku vërejtje kryesore është sjellja politike dhe përzierja e saj në gjyqësorë.
Në raportin e raportuesit për Maqedoninë, Ivo vajgëll propozimi i tij është që parlamenti europian të shpreh keqardhje për këtë ngecje lidhur me reformat dhe të dënojë përzierjen e politikës në punën e gjyqësorit.
Ish gjykatësja në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strazburg, Margarita Caca Nikolovska ka thënë se keq për Maqedoninë që akoma nuk është cliruar nga pavarësia e gjyqësorit.
“Mesazhi është shumë i qartë, vazhdoni me punën aty ku nuk keni filluar në pjesën e mundësimit të punës së PPS dhe nga ana tjetër punoni në sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit”, ka deklaruar kështu Nikolovska.
Andreja Stojkovski nga forumi rinor për arsim ka thënë se në rezolutë që flitet ëpr zgjedhjet dhe plotësimin e marrëveshjes së Përzhinos pjesa kryesore është në gjyqësorë.
“Sigurisht që do ishte mirë të ketë debat në parlamentin europian ku do thuhet se pa vazhdimin e punës së PPS dhe lirisë së gjyqësorit, Maqedonia nuk do të mund të integrohet në BE e as të afrohet në bashkëpunim me BE”, thekson kështu Stojkovski./zhurnal