Edhe pse hapi i parë për zgjidhjen e problemit me transportuesit privatë është bërë pas takimit të djeshëm me kryetaren Danella Arsovska, shkupjanët vazhdojnë të ankohen për numrin e vogël të autobusëve.
Në varësi të destinacionit dhe pjesës së qytetit, pritja mund të zgjasë nga 20 minuta deri në një orë, thonë shkupjanët.
Ishte e vështirë të ulesh në autobus edhe gjatë pushimeve kur nuk kishte studentë, ndërsa tani është edhe më e vështirë. Për ta përkeqësuar problemin, ditët e fundit temperaturat janë nën zero, ndaj qytetarëve në stacione ngrijnë nga të ftohitt. E për shkak të të ftohtit, numri i shkupjanëve që në punë shkojnë me autobus dhe jo me këmbë është më i madh./Lajmi i plotë.