Një 15-vjeçar ka përplasur qëllimisht një automjet të policisë në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke lënë të plagosur një efektive.
Si pasojë e përplasjes, një efektive mbeti e lënduar dhe u transportua me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


