Njëri prej patriotëve më të mëdhenj të shqiptarisë Hasan Prishtina i cili flijoi gjithçka për shqiptari edhe pasurin po edhe jetën, në atë kohë nga zogistët u shpall tradhtarë dhe u vra. Po edhe shumë atdhetar të tjerë e patën fatin e tij, të cilët nga shpifjet dhe etiketimet e disa “shqiptarëve” pësuan keq, dhe pas shumë kohe ju ndërtojm përmendore dhe i ngrisim në qiell të njejtit. Deri kur ne do ti ngrisim njerëzit pasi të përgjaken dhe të vdesin.
Athua pse vallë nuk po i vlersojmë derisa po janë gjallë dhe shëndosh e mirë. Përfundimisht ka ardhur koha që ta ndryshojmë këtë tabiat të keq dhe shpifësve dhe dashakeqëve të cilët vazhdimisht po na dëmtojnë si popull të ju tregojm ku e kanë vendin. Ka ardhur koha që njerëzit me vlera ti ngrisim dhe përkrahim sa janë gjallë dhe të mos lejojmë që të njollosen nga shpifësit dashakeq të cilët po i njofim shumë mirë se kush janë dhe çfarë kanë bërë deri tani. Nuk guxojmë ne si popull të manipulohemi edhe një herë nga shpifësit dhe fajtorët kryesorë për gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë këto 15 vitet e fundit.
Nuk guxojm të gabojmë se Maqedonia po zbrazet nga shqiptarët, shqiptarëve po u montohen raste gjyqësore dhe po i mbushin burgjet e Maqedonisë, shtylla e kombit tonë arsimi po shkatërrohet çdo ditë, shqiptarët nuk po përdorin shërbime shëndetsore cilësore dhe firmat shqiptare po mbyllen. Edhe përkundër gjitha shpifjeve ndaj Lëvizjes Besa, edhe përkundër dëshprimeve të shumta, edhe përkundër vështirësive të shumta ne nuk do të ndalemi derisa shqiptarët të bëhen të zotët e këtij shteti dhe ti gëzojnë të gjitha të mirat që ju takojnë e i meritojnë.