Nuk ka probleme gjatë votimit në Prilep, Krushevë, Dollnen dhe Krivogashtani, informojnë nga komisionet komunale zgjedhore.
Deri në orën 17 në Prilep kanë dalë 30,43 për qind nga gjithsej 64.309 votues të regjistruar, në Krushevë 35,96 për qind ose 2.854 votues nga të evidentuarit 7.933, në Dollnen 3.764 nga 11.580 votues ose 32,5 për qind, përderisa në Krivogashtan dalja është 20,42 për qind ose prej 4.737 të regjistruarve kanë votuar 968 votues.