Zvicra ka qenë një nga Kombëtaret që ka shkëlqyer më së shumti në Euro 2024.
Pasi kaluan pa ndonjë problem fazën e grupeve, zviceranët luajtën baras në ndeshjen e tretë me nikoqirin Gjermaninë, por që ishin duke udhëhequr deri në minutat shtesë.
Helvetikët eliminuan Italinë pa ndonjë problem, derisa u ndalën në çerekfinale nga Anglia vetëm pas penalltive.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se është një eliminim që dhemb, por që treguan paraqitje shumë të mira.
“Një eliminim që dhemb shumë. U përpoqëm dhe krijuam shumë raste. Jam i zhgënjyer për lojtarët e mirë dhe për të gjithë kombin zviceran”.
“Anglia nuk shfaqi shumë rrezikshmëri. Nuk e meritonim të shkonim në shtëpi, por mund të qëndrojmë krenar”, tha Yakin.
Murat Yakin shtoi se loja e mirë nuk mjaftoi ndaj ‘Tre Liuanëve’ të Southgate, ndërsa penalltitë janë fat sipas tij.
“Paraqitja e mirë nuk mjaftoi për të kaluar më tutje. Penalltitë janë çështje fati, por ne nuk e kishim me vete. Në këtë Evropian, i krijuam Kombëtareve të mëdha shumë probleme, kështu që largohemi nga Gjermania me kokën lart”, deklaroi Southgate.