Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi një urdhër kontrolli për banesën e dy motrave, Giovana dhe Alda Nikolli ku menjëherë Giovana ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Për çdo shqetësim, presion, sekuestrim mbi 7 telefona, por edhe t’i hyjnë nënës dhe babit në shtëpi ky shtet ordiner që nuk janë të zotë të kapin kriminelët nuk do t’ua fal kurrë e sdo të ndaloj së daluri në media për të drejtat e mia” shkroi ajo në insta story.
Kujtojmë që motrat Nikolla, të cilat kanë lidhje me personazhe të botës së krimit, iu vendos tritol në derën e banesës ku jetonin me qira në Elbasan në orët e para të mëngjesit të 14 Korrik, ku humbi jetën tragjikisht komshiu i tyre 29-vjeçari, Enea Themollari.
Giovana Nikolli është e dashura e vrasësit me pagesë Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.
Ndërsa e motra e saj, Alda Nikolli krijoi një romancë me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani (po ashtu i kthyer në të penduar të drejtësisë), teksa ky i fundit ndodhej në qeli.