Drejtuesit e institucionet publike dhe shtetërore do të humbin postet e tyre nëse deri në fund të viti nuk sigurojnë çertifikatën për njohjen e gjuhëve të huaja, APTIS. Qeveria kërkon të zëvendësojë çertifikatën ndërkombëtare për njohjen e gjuhëve të huaja si TOOEFL, Cambridge, BULATS e të tjera, me APTIS me arsyetimin se kushton më lirë.
Me ndryshimet e reja të ligjeve kërkohet edhe heqja e testit psikologjik për bartësit e funksioneve publike sepse në Maqedoni nuk ka person juridik të autorizuar me kuadër profesional për realizimin duhur të testeve.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com