Ministria e Financave ende nuk ka të dhëna konkrete se sa janë borxhet e komunave, e as se në çfarë mënyre do t’i paguajnë borxhet e tyre. Në mars të këtij viti, kryeministri Zoran Zaev njoftoi se qeveria do të sigurojë kredi prej 120 milion euro për shlyerjen e borxheve të vetëqeverisjeve lokale. Por, nga Ministria e Financave thonë se për momentin komunat ende nuk i kanë dorëzuar plotësisht të dhënat se sa kanë borxhe. Pritet që deri në fund të vitit ta kenë shumën e saktë të borxhit. Aktualisht, shumat që komunat mund të marrin hua janë të kufizuara.
Për momentin vazhdon procesi i evidentimit dhe në fund të tremujorit të fundit është parashikuar edhe publikimi i tyre. Komunat kur të përfundojnë me procesin e paraqitjes së të gjitha obligimeve, ne në përputhje me ligjin do ta publikojmë- tha Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.
ALSAT-M