“Protesta e studentëve të martën në Tetovë është e drejtë legjitime e tyre. Ata duhet që ti dridhin të gjitha strukturat politike në pushtet dhe në opozitë, në nivel lokal dhe në nivel qendror. Në tërësi kanë përkrahjen time.
Vet jam dëshmitar i torturave të panumërta që i bëhen studentëve. Vijnë nga Kumanova për në Tetovë për një nënshkrim në indeks, harxhojnë kohë, para për udhë dhe në fund nënshkrimin nuk e marrin, i thuan eja ditën tjetër.
Edhe pse përfundojnë studimet në kohë, diplomat nuk i marrin me vite. Por e marrin një certifikatë e cila nuk i vlen asgjë.
Studentët dhe studentet e mjekësisë në Tetovë kushtëzohen nga profesor të caktuar që për ta marr notën të paguajnë shuma të mëdha parash.
Në kohën time kishte një profesor që kushtëzonte studentet e bukura edhe me marrëdhënie seksuale.
Shkurtimisht studentët janë në të drejtën e tyre për të protestuar. Mos u frikësoni nga askush! Sepse askush në këtë shoqërinë tonë të politizuar skajshmërisht nuk ju vlerëson as 1 % prej asaj sa e meritoni”, shkruan gazetari Hamdi Nuhiju./Almakos