Transporti publik në Shkup gjatë fundjavës së vazhduar, për shkak të festës së Bajramit, do të zhvillohet sipas orarit të së dielës, njoftoi sot Ndërmarrja Publike e Transportit (NQP) “Shkup”.
Biletaritë dhe qendrat për personalizim do të jenë në shërbim nesër gjatë orarit të rregullt të punës. Të dielën, ato do të jenë të hapura në Qendrën e Transportit dhe në Tregun e Gjelbër. Po ashtu, të hënën, biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të operojnë në Qendrën e Transportit, Tregun e Gjelbër, Autokomandë (Drejtoria e NQP “Shkup”) dhe në Gjorçe Petrov.
Teleferiku do të funksionojë normalisht nesër dhe pasnesër nga ora 10:00 deri në 17:00, ndërsa nuk do të ketë shërbim të hënën. Nga e marta, 1 prill 2025, teleferiku do të operojë një orë më gjatë, duke filluar nga ora 10:00 deri në 18:00. Sipas vendimit të ri të orarit të prillit, udhëtimi i fundit nga poshtë lart do të nisë në orën 17:00 dhe përfundojë në orën 17:30.
NQP “Shkup” kujton se çdo të hënë dhe çdo të martë të fundit të muajit janë ditë jo-pune për teleferikun.
Përfundimisht, NQP “Shkup” u uron të gjithë besimtarëve të besimit islam një festë të gëzuar të Ramazan Bajramit.