Ministria për Trasnpost dhe Lidhje këto ditë do të nënshkruajë tender për realizimin e projekteve për ndërrimin dhe instalimin e ujëmatësve dhe intergimin e tyre në system, leximi i largët në rrjetin e furnizimit me ujë të komunës së Kumanovës, njoftoi sot zyrtarët e ndërmarrjes publike Kumanovë “Ujësjellësi”. Projekti vlen një milion euro dhe 600,000 euro, të siguruara nga Banka Europiane e Investimeve, do të sigurohen instrumente të reja elektronike për zbulimin e defekteve nëntokësore dhe krijimin e zonave të reja dhe virtuale të furnizimit dhe menaxhimit e humbjeve të ujit.
“Brenda projektit, do të instalohet softueri për menaxhimin e zonave të furnizimit me ujë, i cili do të optimizojë presionin në sistemin e furnizimit me ujë – Projekti u miratua në vitin 2014, por për arsye politike u bllokua, tani është zhbllokuar.Është e rëndësishme që përveç zëvendësimit të matësve të vjetër të ujit, instrumentet do të përdoren gjithashtu për të parë humbjen e ujit, gjë që nuk mund të shihet në terren.Për shkak të këtyre defekteve të padukshme, kemi një humbje të ujit prej 53 për qind, që është në nivelin e mesatares së përgjithshme, por qëllimi ynë është që të kemi një humbje më të vogël të ujit, që do të thotë një ulje prej 20 për qind në humbje,”- tha drejtori i PE “Vodovod” Goran Stojkovski .
Sipas Stojkovskit, me matësit e rinj të ujit nuk do të ketë trajtim manual dhe lexim të matësve të ujit, praktikë që po zbatohet tani, por në një mënyrë moderne, e cila do të rrisë efikasitetin e punës së ndërmarrjes. Ujëmatësit e rinj kanë një garanci prej dhjetë vjetësh. Me këtë investim, cikli i investimeve katërvjeçare përfundon në “ Ujësjellësi” Kumanovë.