Profesoresha universitare dhe ish drejtoresha e Entit Shtetëror për Statistikë, Bllagica Novkovska, në intervistën për Faktor24, ka folur rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni.
Novkovska thotë se regjistrim cilësor sipas standardeve ndërkombëtare patjetër të ketë ambient stabil politiko shoqëror dhe të bëjmë analizë detale të të gjitha rreziqeve, proceseve dhe presioneve që dështon regjistrimi nga viti 2011.
Sipas Novkovskës për tu realizuar regjistrim real në vitin 2020, që ai të mos jetë i parakohshëm ose në mënyrë paushale, është e nevojshme që në vitin e ardhshëm të sillet Ligj për regjistrimin.
Në numër më të madh të popullsisë janë maqedonasit dhe shqiptarët dhe se dalja e tyre ka filluar në vitet e para që nga pavarësia e Maqedonisë, por është intenzive në dekadën në vijim.