27 April
Ligji për noteri që parashikon pjesëmarrjen e avokatëve gjatë nënshkrimit të disa akteve noteriale vazhdon të kundërshtohet nga noterët dhe mbetet një problem për qytetarët, ritheksojnë organizatat e noterëve. Nënkryetari i Odës së noterëve Naxhi Zeqiri thotë se në praktikë ky ligj nënkupton procedura të shtuara administrative, të kushtueshme dhe të panevojshme për qytetarët.
Avokatët gjithmonë kanë pasur të drejt të marrin pjesë me dëshirën e palëve, por jo në mënyrë të detyrueshme , ku në disa raste shkaktohen procedura të tepërta veçanërisht kur është procedurë trashëgimore – deklaroi Naxhi Zeqiri, nënkryetar i Odës së Noterëve
Edhe nga Oda Ndërkombëtare e Noterëve vlerësojnë se ky ligj që ka hyrë në fuqi në janar të 2017-ës nuk është në përputhje me rregulloren e Odës së Noterëve Latinë ku bën pjesë edhe Maqedonia.
Kur bëhet fjalë për një akt që ka të bëjë me marrëveshje për lënien e trashëgimisë, nuk shihet vetëm interesi i klientit por edhe publik. Ndërsa kur kemi një marrëveshje me avokat, avokatët në plan të parë shohin interesin e klientëve dhe për këtë arsye nuk mund të kemi kësi marrëveshje vetëm me avokat për shkak se ai do t’i tejkaloi interesat shtetërore, ndërsa këta interesa shtetërore garantohen me noterët – deklaroi Riçard Bok nga Oda e Noterëve Ndërkombëtar
Ligji për noteri parasheh prezencë të detyrueshme tё avokatit pёr punё juridike që kalojnë vlerën mbi 10 mijë euro, po ashtu edhe nёse njёra nga palët ёshtё institucion financiar.
Senat Zylbehari