Sot në Nju Jork vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.Shefat e diplomacive të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, do përpiqen t’i afrojnë qëndrimet për një emër të ri eventual të vendit.Takimi pritet të fillojë në ora 15.30 sipas kohës sonë lokale ndërsa pas mbledhjes janë paraparë deklarata nga pjesëmarrësit.Bisedimet në Nju Jork do të monitorohen nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto të fundit gjithashtu kanë shprehur interesim për një zgjidhje të shpejtë të emrit dhe zgjerim të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, si dhe integrimin e shteteve ballkanike në BE.Ky është takimi i parë mes palëve pas refuzimit që i bëri Athina zyrtare propozimit të Shkupit, për ”Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup
- Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!
- FSSH: Nga nesër ilaçi Myfortic pa pagesë – janë përfunduar të gjitha procedurat për pacientët me organe të transplantuara
- Ali Ahmeti: Në Arau të Zvicrës u vendos që të gjitha njësitet të vepronin nën një mekanizëm – UÇK-në
- Halili: Gligorovin s’e votuam as ne, e as VMRO-ja. LSDM-ja historikisht ka ndjekur politikë pro-serbe
- Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve
- Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët! Nuk ka arsye për të eksperimentuar
- Janevska: Tekstet shkollore janë shpërndarë, nxënësit do t’i kenë në fillim të vitit të ri shkollor


