Zhare nga “Eden na Eden” dhe aktorja Sara Klimoska së bashku me dhjetë mysafirë të përkryer dhe me dhjetë tema të ndryshme.
Diçka e re, interesante, dhe për besë edhe edukuese. Secila nga dhjetë episodet e publikuara në “vidcast.mk “përfshinë tema të ndryshme: Tregun evropian, Mbrojtjen e mjedisit jetësor, Institucionet e BE-së, dhe programin “Erasmus” për lëvizshmëri dhe edukimin e të rinjve nga vendet e BE-së etj.
Zhare nga “Eden na Eden” dhe aktorja nga filmi “Vërba” (Shelgu) dhe familjes “5+”, Sara Klimoska janë nikoqir të mysafirëve si Dimitar Kovaçevski i cili flet për atë nëse dhe sa kompanitë tona janë të gatshme për tregun evropian, Gorjan Jovanovski nga “Moj vozduh” (Ajri im) i cili shpërndan informata shumë interesante për ndotjen e ajrit tek ne dhe si i njëjti rregullohet dhe kontrollohet në vendet e BE-së, Mevmet Xhemajlovski sqaron se si u bë personi i parë dhe ndërmarrja e parë që fitoi mbështetje nga fondet e BE-së “ IPARD” , dhe bashkëbisedues të tjerë të përkryer.
Të gjitha, dhjetë episodet mund t’i gjeni në faqen e internetit në vijim – www.vidcast.mk ku së bashku me çdo episod janë të dhëna linqe super të dobishme ku ju mund të lexoni më shumë rreth temës dhe të merrni informacionet që ju nevojiten.
Shikoni serialin dhe vërtetohuni se sa keni njohuri për temat.