Njëzet kompani vendore prej sot do të zbatojnë projekte inovative me 80 milionë denarë përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), prej të cilave 58 milionë denarë siguron Qeveria, ndërsa të tjerat Banka Botërore. Shfrytëzuesit e parave janë pesë pjesëmarrësit më të suksesshëm të thirrjes së FIZHT02 Sfidë, si dhe 15 projekte më të mira nga thirrja e katërt për instrumentet për star-ap dhe spin-of dhe për ide të komercializuara. Marrëveshjet e përfaqësuesve të kompanisë ua ndanë kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, drejtori i Fondit për Inovacione Jovan Despotovski dhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni dhe Kosovë, Marko Mantonaveli. Inovacionet janë në fokus të shtyllës së tretë nga plani qeveritar për rritje ekonomike.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Zbuloni të ardhmen tuaj: Horoskopi i së hënës për çdo shenjë
- Zbardhet ngjarja në Vlorë, policia: 37-vjeçari qëlloi veten me pistoletë, më pas armën e hodhi në makinë
- Nesër do të ketë regjim të posaçëm trafiku në Shkup
- Pse rasti i Naim Murselit trondit shoqërinë: Një studim mbi psikopatinë dhe narcizizmin
- Të shtënat në Vlorë/ 37-vjeçari u qëllua në makinë, policia heton nëse ishte vetëplagosje apo u qëllua nga persona të tjerë
- Mucunski në Nju Jork: Ballkani Perëndimor, pjesë strategjike e së ardhmes evropiane
- Kthesë në hetime/ Ylli Shkalla nuk është autori i plagosjes dhe grabitjes së 25-vjeçares ukrainase në Greqi, gjurmët e gishtërinjve e përjashtojnë
- Policia e Maqedonisë me uniforma, këpucë e çizme të reja, MPB u bën thirrje kompanive të marrin pjesë në tender