Njerëzit e parë të Komitetit kombëtar të Maqedonisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizimit sot realizuan takim me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së dhe shefin e Byrosë për konflikte dhe operacione për stabilizim, Pit Maroko në të cilën kanë biseduar për prioritetet dhe nismat për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përpjekjet për përforcimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe rëndësinë për dialog ndërfetar në Maqedoni.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, Maroko, i cili gjendet për vizitë në Maqedoni në suaza të turneut të tij nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, dërgoi urime për hapat të cilat vendi i ndërmerr në realizimin e aspiratave euroatlantike, posaçërisht duke theksuar se Marrëveshja me Greqinë është rezultat i bisedave dhe negociatave të ndërlikuara.
Njëkohësisht, si shumë i rëndësishëm, siç theksohet, është vlerësuar bashkëpunimi me vendet e rajonit dhe përfshirja e Maqedonisë në Programet rajonale për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm.
Koordinatori kombëtar Petreski e ka njoftuar zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit Maroko me aktivitetet konkrete të cilat Komiteti kombëtar do t’i ndërmarrë këtë vit, si dhe qëllimet prioritare të cilat planifikohen për periudhën 2019-2022.