Ejup Berisha
Dje Qeveria e Kryeministrit të ri të RMV-së Dimitar Kovaqevski i bëri tre muaj provë në krye të institucionit më të lartë ekzekutiv. Tani fillojnë kalkulimet dhe opinionet e ndryshme në vend për angazhimet dhe punët e përbërjes së tashme Qeveritare. Qeveria dhe partitë në pushtet do të thonë Lum ne për këtë Qeveri ajo ishte jo vetëm në nivelin e duhur të kryerjes së detyrimeve por dhe i ka tejkaluar pritjet nga angazhimi i saj. Partitë opzitare do të dalin me parashikime dhe vlerime të zeza, negative dhe vajtuese për të duke e akuzuar Qeverinë për paaftësi të skajshme dhe për konformizëm. Vlersim fillestar i imi personal për Qeverinë është ky: Kur 8 Kryeministra nuk kanë bërë aq shumë për të mirën dhe interesat e qyetarëve dhe të vendit cka mund të pritet prej Kryeministrit të 9 me radhë. Ky njëher jo vetëm që duhet ta eliminojë aromën e Parfumit të para-ardhësit të tij Z.Z por i njëjti edhe ti ndreq gabimet dhe ti eliminoj efektet negative të qeverisjeve të këqija të para-ardhesve te tij kolegë Kryeministra. Dhe po qe edhe vet si të gjithë këta i njëjti do të zbatoj vendime pa vend dhe ti bën gabimet e veta krejt këto si risi të tija që i ofron i njëjti gjatë angazhimit të tij në Qeveri. Të moskeqkuptohemi nuk kamë asgjë personale e as ndonjë mendim negativ për Kryeministrin e ri të RMV-së Dimitar Kovaqevski por do të mundohem në maksimum të jemë korrekt në vlersimet e mia për 100 ditëshin e Qeverisë së udhëhequr prej tij. Periudha tre mujore është e paktë për të dhënë ndonjë vlersim të përgjithëshëm për punën e një Qeverie të re por kjo është periudhë e mjaftueshme për ta hetuar kahjen e lëvizjes së një Qeverie. Apo nëse mund të jepet ndonjë vlersim paraprak për angazhimet dhe punët fillestare të një Qeverie të re të paktën që duhet të bëj ajo në raport me qytetarët pra e njëjta duhet që këta të fundit ti bëj që ti ndjejnë efektet fillestare të risive dhe ndryshimeve që i ofron Qeveria gjatë aktiviteteve dhe punëve të saja gjat mandatit të cilin e ushtron.
Efektet si dhe e nryshimet kryesore të Qeverisë së re gjatë këtyre 100 ditëve të saj janë rritja e pensioneve për pensionistët dhe një varg shtrenjtimesh për disa produkte ushqimore dhe ndryshime të shpeshta të qmimeve të derivateve të naftës të cilat kishin dhe kanë ndikim shumë negativ mbi rënien e standardit jetësorë të qytetarëve. Këto veprimet me rritjen e qmimeve bien në kundërshtim me premtimet dhe zotimet e Qeverisë për angazhimin e saj për rritjen e standardit dhe të mirqenies së qytetarëve. Sa i përket Qeverisë së re e njëjta vlersoj se nuk mund ta gëzoj epitetin e re sepse kishim dorëheqje të ish Kryeministrit Zoran Zaev dhe të disa ministrave të LSDM-së ndërsa përbërja tjetër apo shumica e anëtarëve të saj ka ngelur po ajo që ka qenë. Psh të gjithë Ministrat e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë ngelur po ata që kanë qenë edhe në përbërjen e mëparshme qeveritare. Opinion dhe qëndrim kryesorë i Partisë amë dhe e Kryetarit të tyre A.A është se këta janë duke i kryer punët mirë dhe me profesionalizëm të plotë në Qeveri. Mendoj dhe vlersoj se as Partia e as lideri i tyre nuk e kanë në rregull sepse për punët dhe aktivitetet e Ministrave në Qeveri duhet të merren parasyshë edhe opinionet por dhe qëndrimet e qytetarëve shqiptarë në përgjithësi. Po në rregull ky është Modeli i demokracisë të cilin e ka zgjedhur dhe e ka instaluar Partia shqiptare në pushtet BDI ja njëzet vite. E ai model ëahtë ky: Ne i dëgjojmë të gjithë por në fund bëjmë si duam vetë. Apo ne jemi demokrat të mirfilltë sepse veprojmë në mënyrën më demokratike apo veprojmë kokë më vete.
Vlersim tjetër për punën 100 ditëshe të Qeverisë është se ajo duhet ta trasojë platformën dhe programin e saj që duhet në një përqindje të madhe të dallojë apo dhe të jetë tjetërfare nga platforma dhe programi i përbërjes së mëparshme Qeveritare. Edhe këtu nuk po vërehet ndonjë dallim vetëm nëse Kryeministri i ri nuk ka ndërmend që në vazhdim që ti befasoj qytetarët dhe subjektet e tjera shoqërore me punë dhe projekte që do të jenë të orientuara drejtë arritjes së të mirës së përgjithshme dhe rritjes së zhvillimit ekonomik por dhe rritjes së standardit si dhe të ndryshimit për më mirë të mirqenies së qytetarëve.