Familja Salihi nga fshati Merovë tashmë ka një vit është pa rrymë elektrike.
Për shkak kushteve të vështira financiare, nuk kanë mundur të paguajnë faturat,prandaj u është ndërprerë rryma elektrike.
Borxhi që është mbledhur për rrymën ka arritur në 600 euro.
I zoti i shtëpisë Arif Salihi, me lot në sy, tregon se sa e rëndë është t’i rrisë fëmijëtpa të ardhura. Ai thotë se kërkon punë, por nuk mund të gjen, ndërsa nuk mund të bëjë punë të rënda, pasi ka dhimbje në pjesën e gjoksit.
“Po ndjehem shumë keq, kur po vijë tek shpija fëmijët po më shohin nga duart, mos ndoshta kam ndonjë gjë për ata, por unë nuk kam. Fëmijët po i sheh njëri është 3 vjet ndërsa i vogli tani i mbush një vjet, dhe nuk di se si t’ia bëjë”, tha Arif Salihi. /albeu.com/
https://youtu.be/Y2aosIlKcZA