Një person e ka humbur jetën në një nga gjithsej nëntë aksidentet e regjistruara gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente janë lënduar më rëndë dy persona, ndërsa tre persona janë lënduar më lehtë në një aksident trafiku. Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar disa kundërvajtje. Pesëmbëdhjetë shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara dhe një shofer i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe. Nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, si dhe shtatë shoferë me patentë shofer të skaduar. Janë sanksionuar 107 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 93 automjete.
Data 21.09.2025
Aktuale
- EMRAT/ Vranë me thikë dhe dogjën trupin e 62-vjeçarit turk, zbulohet identiteti i shqiptarit që dyshohet se është ekzekutori! Krimi për një video erotike
- Trafikuan vajzat nga Uganda për prostitucion, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët
- LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare
- Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike: Krenare për 29 vite shërbim, plot shpresë për brezin e ri
- Krijimi i një seti unik të shahut nga kripa: Një artizani turk që sfidon traditën
- Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punimeve që po kryente në banesë, humb jetën 47-vjeçari në Shkodër
- Një zjarrfikëse vegane përballë sfidës: Si u përball me flakët e biftekëve
- Reportazh i ‘The Sun’: Fshati shqiptar që po zbrazet nga emigracioni! Të rinjtë ikin në Angli