Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në një gjimnaz në Beograd.
Mediat serbe raportojnë se një ish-nxënëse të gjimnazit “Ruđer Boshkoviq” në Beograd, ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në atë shkollë.
Adoleshentja është arrestuar menjëherë nga policia.
Kujtojmë që një ditë më parë, 14- vjeçari K.K. vrau tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, si dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësues.