Një shtetas turk dje ka kërkuar azil politik në Republikën e Maqedonisë, pasi që në hyrje të aeroportit “Shkupi” është arrfetsuar me pasaportë të falsifikuar. Siç informon MPB, dje në orën 10:00 në Vendkalimin kufitar – Aeroporti “Shkupi” në hyrje është paraqitur A.M. (25) nga Republika e Turqisë me dikument turk të udhëtimit. Pas kontrollit të kryer të pasaportës është konstatuar se personi është i evidentuar me masë të marrjes së dokumentit të udhëtimit, me kërkesë të Interpolit. Pas kontrollimit të dokumentit turk të udhëtimit dhe letërnjoftimit është konstatuar se janë të falsifikuara, ndërsa në bagazhin e tij është gjetur një letërnjoftim tjetër turk me të dhëna të emrit T.T.A. (24). Pas Vendimit të përgatitur për hyrje të refuzuar dhe gjatë tentimit të futet në aeroplan, personi ka kërkuar azil politik në Republikën e Maqedonisë.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Mesut Bajrami: A i kanë lënë Shqiptarët e Kumanovës “jetimë”?
- Mexhiti nga hapja e shtabit në Dizhon 2: VLEN do të vendosë vulën e suksesit në Çair, është koha për ndryshim të vërtetë
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë lidhur me paqen, atëherë është koha që timonin e KB-së t’ia besojmë gruas
- Oficeri i FSK-së, Çlirim Gërguri diplomon me sukses në ShBA
- Ndryshimet në Kodin Penal/ Reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Mund të ndikojnë negativisht në lirinë e medias dhe në sistemin e drejtësisë penale
- Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar si organizator i skemave piramidale online në zonën e Divjakës, qindra qytetarë ranë pre e mashtrimit
- Aksident në aksin Fier–Patos/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamion të parkuar, dy të lënduar (PAMJET)
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë për paqen, atëherë është koha t’ia besojmë drejtimin e OKB-së një gruaje