Prokuroria e Shkupit solli Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi për vepër penale – grabitje, informojnë nga PTHP Shkup.
“I dyshuari 36 vjeçar, më 29 korrik është zënë duke grabitur në objektin hotelierik në rrugën “Sllave Georgievski – Shnajder”, me forcë i ka sulmuar dy të dëmtuarit babë e bijë. Ai përmes dritares ka ikur nga objekti hotelierik dhe ka grabitur tre televizorë në vlerë të tërësishme prej 100.000 denarë. Por me ç’rast është zënë nga i dëmtuari dhe vajza e tij, të cilët janë munduar të thërasin policinë”, sqarojnë nga PTHP Shkup.
Prokurori publik kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake dorëzoi propozim për përcaktim të masës së paraburgimit për dy dushuarin, për shkak të rrezikut nga arratisja dhe mundësia ta përsërisë veprën.