Konsumatorët e objekteve të Muzeut Matkë, restoranti Kanjon Matka dhe kisha “Shën Andrej” në lokalitetin Matkë në Komunën e Sarajit nesër do të jenë pa energji
eleketrike nga ora 8.30 e deri në orën 15, kumtoi Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni. Për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin elektro shpërndarës, pa energji elektrike në periudhën e njëjtë të ditës do të mbesin edhe konsumatorët e një jese të rrugës “Aminta Treti”, numrat nga 70 e përpjetë, më saktë objektet në rrethinën e udhëkryqit me bulevardin “Mitropolit Teodisij Gologanov” (Klubi i deputetëve, kafeneja “Ka”, Ambasada holanedeze dhe të tjera në Komunën e Qendrës. Nga ora 8.30 e deri në orën 14.00 pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e një pjese të rrugës “Maqedonia” (ndërtesa Maqedonia në Komunën Qendër), ndërsa nga ora 9.00 e deri në orën 13 – konsumatorët e një pjese të rrugëve “12” në fshatin Bardovc në Komunën e Karposhit.
Data 27.08.2025
Aktuale
- 12 zjarre ende aktive në vend
- Policia aksion në Shkozet të Durrësit, raportohet për disa të arrestuar
- MASH: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor
- Zbardhen emrat e të arrestuarve në aksionin e SPAK, inspektorët e IMT u kapën në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku! Kush janë zyrtarët e shpallur në kërkim
- Ndalimi i telefonave në shkolla: Një hap radikal për të luftuar varësinë në Kore të Jugut
- SPAK dhe Policia aksion për goditjen e korrupsionit në ndërtim, arrestohen 2 punonjës të IMT-së! 2 të tjerë në kërkim
- VMRO i kërkon Osmanit të japë llogari për Samitin e OSBE-së në vend të statuseve që nxisin përçarje
- Bashkim Bakiu: Shkupi nuk është vetëm Qendra e Karposhi por është Çairi, Saraji, Buteli, Gazi Baba