Pa ujë sot në orën 10 të mëngjesit do të mbeten disa prej përdoruesve të vendosur në rrugën Lisiçe e Epërme në Komunën e Aerodromit.
Siç njoftoi NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup, ndërprerja është për shkak të vendosjes të një kyçjeje ujësjellësi në rrugën “Lisiçe e Epërme” 190 dhe një defekt në pusetën e rrugës “Lisiçe e Epërme” pa numër (Ken Panel).
Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë nga ora 10:00 deri në përfundim të aktiviteteve.



