Nesër pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët e një pjesë të fshatit Batincë dhe një pjesë e Komunës së Kisella Vodës, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin elektro-shpërndarës në Qytetin e Shkupit, bëri të ditur QRMK pas njoftimit të marrë nga “EVN Maqedoni”.
Në periudhën prej orës 9.000 e deri në 15.00 pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët e një pjese të fshatit Batincë, Komuna e Studeniçanit.
Konsumatorët e një pjese të rrugës “Draçevska” si dhe një pjesë e rrugës “Reçishte” të Komunës së Kisella Vodës, do të mbesin pa energji elektrike prej orës 9.00 e deri në 11.00.
Pa furnizim me energji elektrike do të mbesin edhe konsumatorët e rrugës “Pandil Shkishkov” nr. 3 të Komunës së Aerodromit.
Pa energji elektrike në periudhën prej orës 9.00 e deri në 10.30 do të jenë konsumatorët e fshatit Oreshan, fshatit Taor, uikend lagjja Jane Sandanski, Hajtek dhe Bujoto Oreshan, qumështorja Masko dhe të gjitha objektet ekonomike dhe joekonomike, e tërë Komuna e Zelenikovës me të gjitha fshatrat të cilat i përkasin Komunës së Zelenikovës (Novo Sellë, Pakshevë, Gumalevë, Tisivicë, Gradovc, Dobrinë, Dekkovc, Vërzhalë Oreshan, Taor si dhe uikend lagjja Jane Sandaski), në Komunën e Zelenikovës.
Në periudhën prej orës 9.00 e deri në 10.30 pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e fshatrave Studeniçan dhe Moranë, një pjesë e fshatit Draçevë afër Tipos dhe Tulanës, Burdem plastik, fabrikës Fruktal, Hajtek dhe Bujoto si dhe qumështorja Masko, në Komunën e Studeniçanit.

