Pronari i një objekti hotelierik në Q.T. Beverli Hills Z.V.(50) mbrëmë është sulmuar në mënyrë verbale nga një grup i mysafirëve pasi nga fundi i orarit të punës është munduar ta ndalë muzikën. Ata janë revoltuar dhe kanë filluar grindje verbale me të. Që të parandalohet ndonjë incident më i madh I.S. (41) i ka ndarë mysafirët dhe pronarin. Ata kanë filluar të hedhin shishe drejt banakut, e më pas e kanë braktisur lokalin.
“Rreth orës 02:30, I.S. ka shkuar në një objekt tjetër hotelierik dhe fizikisht është sulmuar nga dhjetëra persona, mes të cilëve edhe persona të cilët kanë marrë pjesë në prishjen e rendit në objektin hotelierik paraprak me ç’rast i janë shkaktuar lëndime trupore”, informojnë nga MPB. Në trazirën me disa goditje në kokë është sulmuar edhe menaxheri i objektit hotelierik S.S.(25). Pas prishjes së rendit, sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ndërmori masa për zbardhjen e plotë të rastit.