Një person është lënduar më rëndë në një nga gjithsej 10 aksidente të
regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në pesë aksidente lëndime të lehta kanë marrë gjashtë persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material.
Siç informojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Katërdhjetë e dy shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe katër persona janë ndalur në mënyrë të parregullt. Nga trafiku janë përjashtuar gjithsej 10
persona: dy nën ndikim të alkoolit, gjashtë para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe dy shoferë fillestarë. Janë sanksionuar edhe 14 këmbësorë të cilët kanë kaluar në rrugë jashtë vendkalimeve për këmbësorë dhe 10 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.
Janë hasur 79 automjetet të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë larguar 91 automjete.
Sektori për parandalim sot do të mbajë leksione trafiku, masë të veçantë edukimi, ku do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në trafik të cilët kanë kryer shkelje në baza të ndryshme në cilësi të këmbësorëve.
Data 09.03.2025
Aktuale
- Mickoski përkujtoi viktimat maqedonase të Holokaustit: Të mos lejojmë që e kaluara të përsëritet
- Për dy ditë, Eglit i ndodh e papritura në Instagram
- Andis Harasani, ish-deputeti i PS ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare, bashkëshortja: Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit
- Larry Page relanson dynamikat e reja me startupin e inteligjencës artificiale Dynatomics
- Duke pritur Brukselin, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
- TAV Maqedoni – MPB/ Stërvitje për situata emergjente në aeroportin e Shkupit
- Egla Ceno: Unë jam me Gjestin, djalin pa shkollë që ia kanë frikën
- Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi, policia zbulon se…