[embedded content]
Këto janë sfidat që 17 fëmijët e fshatit Rashtak duhet t’i kalojnë çdo ditë.
Për të aritur në shkollë duhet të shkojnë nëpër këtë rrugë ku duhet të durojnë erën e keqe që vjen nga deponitë e egra.
E nëpër këtë rrugë duhet të udhëtojnë për një orë.
E pa shoqërinë e ndonjë prindi këto fëmijë nuk munden të shkojnë në shkollë.
“Po afër një orë ju shkon fëmijëve, kur është koha më e keqe, po dalin po ka qen, dhe fëmijët po detyrohen të kthehen në shtëpi, me kërku ndonjë prind që të vazhdojnë rrugën se nuk munden vetëm. Unë duhet me e lanë punën time për me ardhë këtu me i dërgu fëmijët në shkollë. Këtu janë 17 fëmijë mësojnë në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” këto janë në shkollën fillore”, tha Xhabir Asani, prind.
Fëmijët më të vegjël dorëzohen në mes të rrugës.
“E pat edhe vetë që ka qen.
A ndodh shpesh që fëmijët nuk duan të shkojnë në shkollë?
Po ndodh shpesh, përditë duhet të lë punën dhe duhet të dërgoj fëmijët në shkollë”, u shpreh Bafti Islami.
Halli më i madh është kur bie shi, e gjithë rruga mbushet me ujë e baltë, e fëmijët thonë se gjatë kohës me shi shpesh herë nuk kanë arritur të deri në shkollë dhe janë kthyer prapë.
Pas një ore rrugë arritëm në shkollën fillore në Lagjen Butel.
“Arbanit a je lodh?
Po edhe jemi frikësuar prej qenëve, kemi vrapuar dhe u lodhëm shumë.
Për ditë e bënë këtë rrugë për të ardhur në shkollë?
Po”, tha Arbanit Asani, nxënës.
Prindërtit po kërkojnë nga Komuna e Butelit, që këtyre fëmijëve tu mundësohet një minibus për t’i dërguar fëmijët në shkollë. Edhe pse disa herë kanë kërkuar thonë se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër.
Përgatiti: Afrim Jonuzi
Data 19.07.2025
Aktuale
- VLEN: Çka po të pengon Medreseja, Bujar Osmani?!
- Takimi Kurti–Limaj: Shpresat për një Kuvend funksional rriten në prag të konstituimit
- Mbretëresha e Algoritmeve: Ai-Da krijon portretin e Mbretit Charles
- Bastisje në Kërçovë, privohen nga liria dy persona pasi posedonin lëndë narkotike
- LSDM publikon emrat e kandidatëve për 16 komuna në zgjedhjet lokale të tetorit
- Tentoi të hapë derën e avionit gjatë fluturimit pas një sherri me stjuardesen, ja kush është 23-vjeçari shqiptar që alarmoi pasagjerët (Emri+Foto)
- “Arsimi i lartë ka qenë një dramë!”- Prof. Dr. Et’hem Ruka: Universiteti Luarasi ishte ekselent që në fillim, po e mban me dinjitet vlerësimin
- Bashkëpunimi mes Universitetit “Luarasi” dhe “London School of Economics”, Prof. Dr. Et’hem Ruka: Sukses për Shqipërinë! Të rinjtë marrin diplomë elitare