Shkruan: Jashar Hasani
Në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe me miratimin e Qeverisë së R. së Maqedonisë së Veriut, një nga objektet e ish kazermës ,,H. T. Karposh” kalon nën pronësinë e Shkollës së Mesme Shtetërore ,,Kiro Burnaz” – Kumanovë.
Objekti është i dedikuar për nxënësit e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe. Në periudhën e ardhshme nga ana e drejtorisë së shkollës do të bëhen përpjekje maksimale që në afat sa më të shkurt kohor të bëhet rikonstruksioni i objektit me qëllim që nxënësit të ndjekin mësimin në përputhshmëri me kushtet dhe standardet bashkëkohore.
Në emër të drejtorisë së shkollës i falënderojmë të gjitha ata të cilët dhanë kontribut të posaçëm në realizimin e këtij qëllimi.
