Njërit prej televizioneve nacionale së fundi i është bllokuar llogaria bankare për shkak të borxheve. Portali Dokazm ka thënë se bëhet fjalë për televizionin Kanal5 me pronar Emil Stojmenov. Atij i është bllokuar llogaria për shkak se nuk kanë shlyer borxhet për serialet e blera. Sipas portalit, kjo ka bërë që ti bllokohet llogaria dhe se siç shkruhet nuk ka më kush t’ia mbrojë interesin. Kjo situatë ka bërë që punëtorët e këtij televizioni të ngelin pa rroga. Por nga Kanal5 nuk kanë komentuar këtë shkrim të këtij portali. Kanal5 konsiderohet si përkrahës i deritanishëm i politikave të qeverisjes së VMRO-DPMNE, ndërsa pronari i saj ishte në njërën bisedë të publikuar të përgjimeve.
Data 11.09.2026
Aktuale
- Ortakja e Ron Yeffet, Arjeta Puca: S’di çfarë të them për përgjimet. TIMAK nuk eksporton, prodhojmë mjete ushtarake vetëm per Shqipërinë
- Pa energji elektrike disa pjesë të Haraçinës, Mojancës, Orllancës dhe Sonjës së Epërme
- Thaçi: Ushtria dhe policia serbe nuk ishin kundërshtarë të perceptuar, ata përfaqësonin aparatin e aparteidit dhe të spastrimit etnik kundër shqiptarëve
- Kayo dhe trafiku i armëve/ Gazetari: SPAK të marrë këto deklarata të Ardi Veliut e Arjeta Pucës dhe e ka dosjen hetimore mbi tavolinë
- Valbon Limani i jep fund spekulimeve: “Mbetem në ASH, nuk kam kontakte me VLEN-in”
- DAP do të ketë qasje në çdo transaksion në kohë reale: e-fatura hyn në zbatim nga 2027
- Si u ndalua keqpërdorimi i Inteligjencës Artificiale për sulme kibernetike, propagandë dhe armë biologjike
- Tensionet përshkallëzohen në Lindjen e Mesme, SHBA dërgon trupa në Arabinë Saudite për luftën kundër Houthive


