Një nga ambasadorët e vendeve të rëndësishme të BE-së në një deklaratë që nuk ka dëshiruar të bëhet publike ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët nuk duhet të braktisë Qeverinë. “Është vendim i ngutshëm. Duhej analizuar mirë dhe duhej diskutuar me kryeministrin. Por ende nuk është vonë dhe se palët mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët sepse bëhet fjalë për një qeveri të pakicës me numra të brishtë që do të përballet me probleme. Ndërsa viti 2018 është vit vendimtar që kërkon përgjegjësi dhe përkushtim për të arritur prioritetet e përcaktuara”, theksoi për INA, ambasadori evropian në Shkup. Ai thotë se për momentin gjendet në vendlindjen e tij dhe se pas kthimit pas festave do të diskutojë për këtë temë me Zaev dhe me Selën, por mbi të gjitha sipas tij, bëhet fjalë për pozicionime dhe interesa politike partiake. (INA)
Data 14.03.2026
Aktuale
- Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik
- Të shtëna me armë në Sarandë, kanoset një person! Autori u largua me “Audi Q7” drejt Borshit
- Mexhiti: Drunjtë e kampusit “Nënë Tereza” zhvendosen në parkun “Rilindja”
- Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji për Gjuhët” – Paralajmërimi i fortë i Pendarovskit
- Privohen nga liria 21 shoferë për shkelje në komunikacion
- (VIDEO) Punëtorët në rrugë, kërkojnë paga më të larta dhe standard më të mirë jetese
- (VIDEO) Do të ndryshohen 8 ligje për mbrojtje më të fortë nga dhuna në familje
- Privohet nga liria një 15 vjeçar nga Xhepçishti , kërcënoi se do të vendosë bombë në shkollë

