Rreth 500 mijë anëtarë kanë dy shoqatat pensionale në shtyllën e dytë nga sigurimi i obliguar kapital financiar pensional. Mjetet e përgjithshme të cilat në këto dy shoqata pensionale janë akumuluar nga formimi i tyre e deri më tani arrijnë rreth një miliardë euro.
Siç informoi në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për punë dhe politikë sociale anëtari i Këshillit të MAPAS, Agjencia e cila obligohet për supervizion të këtyre shoqatave pensionale, Darko Sazdov, kryhen kontrolle të rregullta në punën e tyre. Kontrollet, theksoi ai, në mënyrë të jashtëzakonshme zhvillohen në bazë ditore, ndërsa në terren në nivel vjetor.
Shtylla e parë është fondi i obligueshëm shtetëror pensional, Fondi i SPIM i cili funksionon në parimin e solidaritetit të gjeneratës. Shtyllën e dytë e përbëjnë fondet e obliguara private pensionale, ndërsa të siguruarit përzgjedhin njërin prej tyre. Mjetet e investuara në shtyllën e dytë investohen sipas rregullave të konfirmuara dhe sigurojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes së personave të siguruar dhe të mjeteve të tyre.
Në shtyllën e parë nga gjithsej 18 për qind kontribute për sigurimin pensional nga bruto-pagat paguhen 12 për qind, ndërsa në të dytin 6 për qind.

