Këshilli i Komunës së Gostivarit, një zëri dhanë vendimin që të bëhen pagesat e mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme. Ku arsimtarët e SHF “Bashkimi” kishin ndërprerë mësimin, për shkak të rrogës së papaguar për muajin nëntor.
Njëzet e nëntë këshilltarë në seancë të jashtëzakonshme me një pikë në rend dite e miratuan vendimin për ribalancin e buxhetit për arsim me çfarë është tejkaluar pengesa, ndërsa të punësuarit në arsim do ta marrin pagën e nëntorit, kështu vendosën anëtarët e këshillit rajonal.
Rreth një mijë të punësuar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e Komunës së Gostivarit, rroga nuk kishin marrë, për një muaj.
Në këtë seancën të jashtëzakonshme dhe atë paraprake shkak ishte mosvotimi i vendimit për ribalanc të buxhetit komunal, ku edhe ishte bllokuar pagesa e pagave të të punësuarve. Pas problemit të ndodhur, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetari i Këshillit, Nasir Musliu patën takime për tejkalimin e moskuptimeve lidhur me këtë çështje.
Pagesa e pagave për të punësuarit në arsim kryhet me mjete nga dotacionet nga Ministria e Arsimit dhe 10% nga buxheti komunal. Paratë nga Ministria janë marrë, por nuk ishte kryer ribalanc i buxhetit të Komunës. Pikërisht vendimi për ribalanc të buxhetit për arsim ishte lëndë e përplasjeve midis shumicës në Këshill dhe pushtetit lokal në seancën e fundit.
Organizata sindikale e nëpunësve kishte marrë masa për hapa më radikale, por ato pritën epilogun e mbledhjes në vet administrimin lokal, e cila tashmë u zgjidh.
D.K
Almakos.com