Gazetar: Ile Petreski
Një kompani nga Greqia është shumë afër për ta fituar tenderin për ndërtimin e hidrocentralit në Lumin e zi, shkruan Alsat.
Kjo është përpjekja e 14-të për të realizuar projektin Çebren. Komisioni i tenderit më mirë e vlerësoi konsorciumin grek sesa kompania konkurrente nga Franca për marrjen e biznesit të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.
Sipas njoftimeve do të prodhohet energji bilanci prej të paktën 333 megavat. Tani vijon një periudhë prej 60 ditësh në të cilën Komisioni duhet të japë dritën jeshile dhe të informojë qeverinë dhe marrëveshja do të nënshkruhet në mesin e vitit të ardhshëm.
“Prodhimi i parë i energjisë elektrike parashikohet të fillojë në vitin 2029. Ka periudhë vlerësimi të ofertave të marra dhe presim zbatim të suksesshëm të projektit”, tha Naser Nuredini ministër i Mjedisit.
Detyrimet në fushën e investimit duhet të bien plotësisht mbi barrë të operatorit privat. Informacioni fillestar është se projekti peshon mbi 500 milionë euro.
Për njëzet vite, 13 tenderë për ndërtimin e hidrocentraleve të Çebrenit dhe Galishtës dështuan për këtë projekt. Tani projekti është Partneritet Publik-Privat me EMV-në. Procedura e fundit për zgjedhjen e një kompanie investitore ka nisur më 17 janar 2020./ Alsat.mk