Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar fushatën për referendumin e 30 shtatorit ku kësaj radhe u ndal në Komunën e Sarajit.
Me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE”, kreu i kësaj partie, Menduh Thaçi, në fjalimin e tij para banorëve të kësaj ane theksoi se Maqedonia ndodhet para vendimeve shumë të rëndësishme ndërsa shtoi se vota “Pro” e shqiptarëve është ajo që do të përcakton ardhmërinë e vendit.
“Ne si shqiptarë e kemi obligim që tamam kutitë e votimit të duken në mbërmje 30 shtatorit, tamam referendum siç duhet, ngase nuk ka kurrfarë diskutimi për orinetimin tonë pro perendimor. Unë po insistoj me këmbëngulje që ne si activist të insistojmë që edhe 95 vjet edhe 97 vjet edhe një plakë por edhe diasporës hapur ti themi, se duhet të vini dhe të votoni. Bashkarisht ne më 30 shtator do ta shashtrisim Rusinë me mbështetjen që do tia japim NATO-së”- u shpreh kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.