Partitë politike të Shqiptarve në Manastir, edhe në këto zgjedhje lokale pa listë të përbashkët të kandidatëve për këshilltarë komunal.
Sipas informatave nga partitë shqiptare, edhe kësaj radhe do të garohet me lista të veçanta: BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, informon INA.
Nuk ka debat e as vullnet për të nxjerrë të paktën një këshilltar në Këshillin e Komunës së Manastirit, edhe pse në dy raste më parë, ka patur nga një këshilltar nga radhët e partive Shqiptare.
Qytetarët shqiptare dhe aktivistë të shoqërisë civile apelojnë që të ulen këto parti dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për të dalë me një listë të përbashkët.
“Apelojmë që të dalin bashkë dhe të gjejnë zgjidhje, sepse kështu nuk do ti votojë kush dhe do të digjen votat, ose do ti shkojnë LSDM”, thekson për INA, një manastiras i vjetër.
Nexhmedin Demiri fitoi si kandidat i PPD –së në vitin 1991, dhe ate me modelin e shumicës së asaj kohe, dhe Evdal Aqifi si kandidat i BDI -së, me listën e përbashkët me LSDM.
Manastiri si komunë mund ti mbledhë mbi 1000 vota shqiptare, dhe me kaq del një këshilltar, për të përfaqësuar këtë komunitet që po humbet dita ditës për shkak të diskriminimit dhe arratisjes në mërgim.
Për Këshillin komunal të Manastirit, sipas informatave nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, do të garojnë rreth 30 lista për Këshillin Komunal. Ka shansa të nxjerrin shqiptarët një këshilltar kësaj radhe, nëse do të dilnin me një listë të përbashkët. Por ajo varet nga vullneti
dhe interesat e partive. Afat ka edhe pak ditë që mund të realizohet kjo. (INA)