Më 25.03.2025 në orën 19.20 në SPB Shkup, u raportua se në rr.„Justiniani i Parë “ në Shkup, ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve „opel“ me targa kombëtare gjermane, të drejtuar nga Ј.S.(30) nga f.Koliçan i Poshtëm, rrethi i Shkupit, dhe automjetit të pasagjerëve „audi а4“ me targa regjistrimi të Shkupit, i cili pas aksidentit ka lëshuar vendin e ngjarjes. Në aksident lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtarja e automjetit të pasagjerëve „opel“ S.K.(27) nga f.Koliçan, rrethi i Shkupit, të konstatuara në Kompleksin e klinikave „Nënë Tereza“. Është kryer ekzaminimi nga ekipi ekzaminues i SPB Shkup.TS