Gjatë gjahut të kafshëve të egra në të cilin kanë marrë pjesë një grup më i madh i gjahtarëve në afërsi të digës Vodoça – Strumicë, Zh.I. është lënduar me pushkë gjahu në pjesën e kokës me ç’rast ka ndërruar jetë. Siç informon MPB, për shkak të terrenit të paqasshëm automjeti i ndihmës mjekësore urgjente nuk ka mundur të shkojë në vendin e ngjarjes, me ç’rast njëri prej gjahtarëve të pranishëm është drejtuar në fshatin më të afërt për të marrë automjet terrenor, me qëllim të lënduarin ta transferojë deri tek ndihma mjekësore. Në orën 16:30 i lënduari Zh.I., në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije është dërguar në Qendrën mjekësore në Strumicë, ku në orën 16:40 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori publik dhe një ekip i SPB Strumicë. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Data 16.08.2025
Aktuale
- Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
- Si një veprim i thjeshtë mund të shpëtojë jetën tuaj në trafik
- Takimi në Alaska plot me simbolika! Pse Presidenti rus zgjodhi “Bishën” e Donald Trump
- OKH Merhamet & Vizioni-M: Mbyllëm me sukses javën e tretë të Shkollës Verore!
- Niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë, 27-vjeçari i plagosur në Korçë ka marrë dëmtime në zemër
- Naser Selmani: VLEN mision i pamundur!
- Si do të ndikojë takimi Trump-Putin në të ardhmen e Kosovës?
- MPB digjitalizon shërbimin për shpalljen e dokumenteve të humbura dhe të vjedhura