Në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës, dje pasdite është sjellë një fëmijë
dhjetëvjeçar nga rajoni i Gollo Bërdos pa shenja jete.
“Pas orës 18 në spitalin tonë u soll një fëmijë i cili nuk jepte shenja jete. Nuk ndihmuan përpjekjet për ta rianimuar, dhe për fat të keq duhej ta konstatojmë vdekjen, e cila ka ndodhur si pasojë e mbytjes në ujë. Në trupin e fëmijës nuk kishte shenja dhune”, deklaroi Baki Alili, drejtor i spitalit të përgjithshëm të Dibrës.
Sipas policisë lokale shqiptare bëhet fjalë për A.D. (10), me origjinë nga fshati Ostren i Vogël, i cili ka jetuar në Durrës, ndërsa ka ardhur mysafir tek familjarët e tij.
Ngjarja ka ndodhur në orën 17:20, kur për t’u freskuar ka hyrë në ujin e rezervuarit në centralin e vogël në fshat dhe ka filluar të mbytet.
Fëmija menjëherë është nxjerrë nga uji dhe për shkak të afërsisë është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.
Data 16.09.2025
Aktuale
- “Shijaksi më ka sjellë 510 mijë euro”- Nga kodet në Sky ECC te tonelatat e drogës, zbardhen bisedat që fundosën Ervis Çelën dhe Çopjan
- Ambasadori Meidani: Drekë miqësore me kryetarin Hekuran Duka
- Izraeli shpenzon miliona dollarë në fushata reklamash onlajn për të mohuar urinë në Gaza
- Gashi dhe ambasadori Klein diskutuan zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal
- Blerant Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë
- Takim pune i Prokurorisë Publike dhe KSHPK-së në prag të zgjedhjeve lokale 2025
- MSH: Pacienti që vdiq në Onkologji u soll në një gjendje shumë të rëndë, pacienti vdiq pavarësisht të gjitha masave të marra
- Dy kushërinjtë dhunojnë për motive pronësie një person në Fresk, një tjetër e kërcënon! Pezullohet nga detyra polici